Gjykim i shkurtuar për 4-vrasjet Xhuvani i shmanget burgut përjetë

127

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkuratuar ndaj Konstandin Xhuvani, duke u shmangur kështu nga dënimi me burgim të përjetshëm. Pas mesditës së sotme pritet të vendoset nëse Konstandin Xhuvani ka pranuar fajësinë për 4 vrasjet e kryera në nëntor të 2014-ës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë.
 
25-vjeçari deklaroi se nuk ka asgjë për të thënë në këtë seancë dhe se do të flasë tek konkluzionet përfundimtare, ndërsa në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e tij.
 
Janë treshja e gjyqtarëve Sokol Tona, Artan Gjermeni, Arben Micko, të cilët pranuan kërkesën e avokatit të të riut për të vijuar gjykimin e shkurtuar të cështjes.
 
Prokuroria kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese me argumentin se hetimet për ngjarjen janë ende të pa përfunduara.
 
Konstandin Xhuvani, djali i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe ish-deputetes Luiza Xhuvani, është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë në lokalin e natës në Rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj dhe një shtetas italian.

Akuza: Vrasje ne rrethana të tjera cilësuese, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak.