Gjendet një trup i pajetë në digën e lumit në Librazhd, ja dyshimet e para

413
Sigal

Një trup i pajetë është gjendur në digën e lumit Rrapuni në Librazhd.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Sipas burimeve nga vendngjarja, personi i paidentifikuar ka rënë brenda në digë, ndërkohë që trupi është gjetur sot pas hapjes së portave.

Viktima dyshohet se është banor i zonës.