Gjendet një kufomë e dekompozuar në Shkodër

456
Është gjetur një kufomë e dekompozuar në një tokë private në fshatin Kuç të Shkodrës. Mësohet se kufoma e paidentifikuar i përket seksit mashkull dhe është me gjatë 1.70 cm. Këto janë të dhënat e para të mjekësisë ligjore në Shkodër, ndërsa kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime më të mëtejshme, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe prej sa kohësh ka humbur jetën. Nuk dihet ende nëse viktima është vrarë apo bëhet fjalë për vdekje aksidentale. Kufoma u gjet mesditën e djeshme nga pronari i tokës.
Sigal