Gjendet i vdekur 22-vjeçari shqiptar në Itali, zbulohet e shkuara e errët

660
Gjendet i pajetë trupi i një shqiptari pranë një shkolle në Teverola, fshat 20 km në veri të Napolit. Ai është identifikuar si 22-vjeçari Aurel Xhili. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar u vra nga bashkëpunëtori i tij gjatë një tentative grabitjeje. Teksa ishte me një shtetas bullgar dhe një vajze duke grabitur një çift të rinjsh italianë, gjatë largimit, shqiptari u qëllua për vdekje aksidentalisht nga bullgari, i cili bashkë me të fejuarën e tij u larguan nga vendngjarja duke e lënë shqiptarin të vdekur. Ngjarja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, por u deshën dy ditë që të zbardhej. Për Aurel Xhilin mediat italiane kanë shkruar edhe në nëntor të vitit 2017, kur ai ra në pranga me dy të tjerë pas një përleshje, e cila përfundoi me të shtëna armësh në Sheshin Shën Pjetrit në Acerra të Italisë.
Sigal