Gjendet i mbytur një 60 vjeçar shqiptar në Itali

477
Një shqiptar 60 vjeçar me iniciale U.L, me profesionin shitës ambulant në pension e rezident në komunën Paderno Dugnano, në provincën e Milanos është gjetur i mbytur në ujërat e qytezës së Punta Maiolo di Bergeggi në provincën e Savonës. Trupi i pajetë i tij është rekuperuar qysh më datën 11 dhjetor por vetëm sot policia italiane ka mundur të zbulojë identitetin e shqiptarit. Automjeti i tij i parkuar prej disa ditësh në të njëjtin vend në komunën e Spotorno e jo shumë larg vendngjarjes ka ndihmuar hetimet e policisë në identifikimin e 60 vjeçarit. Me anë të targës policia italaine ka mundur të zbardhë identitetin e shqiptarit e të komunikojë me famijen e tij.

Sipas policisë italiane shqiptari në pension punonte dikur si shitës ambulant e prej një viti ishte i ndarë nga gruaja e nuk komunikonte më me fëmijwt e tij. Prej pak kohësh ai kishte rënë në një gjendje depresioni të thellë, shkak dhe i problemeve të tij ekonomike. Hipoteza më e mundshme për Policinë italiane është se 60 vjecari shqiptar është vetëvrarë duke u hedhur në det nga shkëmbinjtë e qytezës së Bergeggjit. Zgjedhja e vendit të vetvrasjes larg venbanimit të tij në Paderno Dugnano në provincën e Milanos lidhet me faktin se në rininë e tij 60 vjecari shqiptari ishte frekuentues i këtij lokaliteti. Autopsia ka vërtetuar se vdekja e 60 vjecarit nuk ka ardhur si rrjedhë e mbytjes nga uji por nga impakti i fortë që trupi i tij ka pasur me shëkmbijtë nën det.
Sigal