Devoll/ Arrestohet 34-vjeçari, mori “peng” kunatën dhe e dhunoi

538
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar pasi ka marrë peng dhe ka dhunuar kunatën e tij. Sipas burimeve zyrtare, është vënë në pranga shtetasi Todi Ç., banues në fshatin Tren, Devoll. 34-vjeçari ka mbajtur jashtë vullnetit në banesën e tij si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj kunatës së tij shtetases Sh.P., 21 vjeç, banuese në fshatin Stravaj, Librazhd. Policia nuk bën të ditura motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet në ngarkim të autorit i kanë kaluar Porkurorisë së Korçës për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal