Fushë-Krujë, vdes në aksident 29-vjecari me çiklomotor

399

Një 29-vjecar humbi jetën në një aksident në rrugë në aksin Fushë-Krujë -Rinas.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15. 29-vjecari E.B duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

I riu banues në Fushë- Krujë, ndërroi jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit