Furgoni merr flakë në ecje e sipër, burrë e grua shpëtojnë mrekullisht

114

Një mjet transporti tip furgon është djegur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në rrugën rurale Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kashtbardhë. Furgoni i drejtuar nga Andrea Pepa, i cili udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij është djegur totalisht sapo ka dalë nga fshati kashtëbardhë në drejtim të Fiersheganit.

Burrë e grua kanë shpëtuar për mrekulli, pasi drejtuesi i mjetit vuri re tymin që dilte nga kroskoti. Ai ka ndalur mjetin menjëherë dhe kuptoi që ishte përfshirë nga flakët.

Nga ngarkesa e bukëve që kishin nuk ka mbetur asgjë sepse zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin. Burrë e grua kanë një biznes të prodhimit të bukës dhe e shpërndanin vetë nëpër fshatrat e zonës së Lushnjes. Pasi kanë njoftuar zjarrfikësen, këta të fundit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët por nuk ka shpëtuar asgjë, pasi edhe mjeti edhe ngarkesa janë dëmtuar totalisht.

Sipas zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje, shkak ka qenë një problem në rrjetin elektrik të furgonit dhe më pas zjarri ka djegur gjithçka.