FOTO+VIDEO/ Iu gjetën 71 kg kanabis të fshehura në banesë, në kërkim 53-vjeçari në Gjirokastër

425
Plot 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një sasi prej 54.5 gramë lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë), është gjetur në një banesë në Gjirokastër. Lënda narkotike është gjetur në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “GOLEMI”.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Gjirokastrës ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J.K, në fshatin Golem.

“Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) e dyshuar Cannabis Sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit: J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë.

Po punohet për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Sigal