Vrasja e Mario Majollarit, pas 9 ditësh në kërkim Kastriot Gjuzi arrestohet në Kosovë

586
Kur ka kaluar 10 ditë nga vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari pranë banesës së tij në kryeqytet, policia ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ditën e sotme është arrestuar në Kosovë, shtetasi Kastriot Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se ai kaloi në Kosovë me mbiemër të ndryshuar, Gega. “Policia e Kosovës ka ndaluar në Vermicë një të dyshuar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara identifikimi. Nisur nga fotot ka ngjashmëri me Kastriot Gjuzin, të shpallurin në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit. Pritet krahasimi i shenjave të gishtave për të bërë identifikimin e plotë”, thuhet në informacionin paraprak të policisë. Por mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.
Sigal