FOTO+EMRAT/ Sherr nën efektin e alkoolit, kush është i riu që u masakrua me sende të forta

155

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër, ku pas një sherri mes të rinjve ka mbetur i vrarë një 29-vjeçar i identifikuar si Dukat Plaku, të cilin e shihni dhe në foton e mëposhtme.

Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Qazim Plaku 24-vjeç dhe dy vëllezërve, Myrtezan Hysa dhe Jurgen Hysa, gjatë sherrit ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Plaku. Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër to dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi Hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.