FOTO/ Thikë në zemër shokut pas sherrit në lokal, kush është autori

718
Personi që shihni në foto është autori i vrasjes që ndodhi gjatë natën në Shkodër. Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri pas një sherri për motive të dobëta dhe nën ndikimin e alkoolit qëlloi me thikë afër zemrës shokun e tij, Kolë Fermasi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Hot i Ri në Shkodër, pak pas mesnate. ‘BalkanWeb’ mëson se dy të rinjtë ishin duke pirë në lokalin e fshatit, kur në një moment mes tyre ka nisur një debat. Pas konfrontimit fizik, 27-vjeçari qëlloi me thikë jashtë lokalit bashkëfshatarin e tij.
Fill pas krimit autori u arrestua. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.


Sigal