FOTO/ Studentët nisin marshimin e heshtur për vrasjen e Arielës

621
Studentët e fakultetit të Drejtësisë janë nisur në një marshim të heshtur nga shkolla e tyre drejt vendit ku u vra Ariela Murati.
Qindra studentë i janë bashkuar protestës së heshtur kundër vrasjes së vajzës së re që ishte në vitin e 3-të të studimeve në Fakultetin e Juridikut në Tiranë.
Mesditën e së dielës, Alsidon Belulaj do të qëllonte me 4 plumba studenten Ariela Murati, në derën e fakultetit të Mjekësisë në zonën e rrugës së ‘Dibrës’.
Ai më pas do të qëllonte edhe veten. Vajza e re nga Fieri do të humbte jetën në vend, ndërsa djali ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Sigal