FOTO/ Jo lule por kanabis në oborrin e shtëpisë, policia arreston korçaren (Emri)

Gjatë kontrollit për lëndë narkotike në Maliq të Korçës është arrestuar edhe një zonjë 57-vjeçare e cila në vend të luleve e kishte gjelbëruar oborrin e shtëpisë me kanabis. Ajo është Firenca Dulellari, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.

Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale: 18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.