FOTO/ Brenda dhomës ku vajzat shesin “sex online”

490
Mësohet si i rekrutonte vajzat 34 vjecarja L. B e cila kishte rolin e tutores në biznesin e seksit online. L.B nxirrte njoftim në gazetat që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Nuk bëhej me dije se çfarë pune ishte, por gjatë intervistës vajzat njoftoheshin se për çfarë pune bëhej fjalë dhe nëse pranonin, instruktoheshin për bisedat e seksit. Grupi kishte faqen e tyre të internetit dhe klientët paguanin me kartë krediti për shërbimin që merrnin nga vajzat nëpërmjet internetit. Vajzat kryenin veprime me lodra seksuale ndërkohë që ishin të lidhura online me klientët e tyre. Klientet ishin të huaj dhe shqiptarë. Banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin ndodhej tek Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës gjeje pranga, maska dhe lodra të tjera të seksit, që vajzat i përdornin për të joshur klientët.
Foto më lart është bërë në shtëpinë tek Komuna e Parisit, nga ku vajzat punonin për klientët e tyre. Siç shihet prangat dhe maskat ishin mjetet e punës së tyre, që varionte sipas kërkesave të klientëve.

Për vajzat e arrestuara bëhen me dije vetëm inicialet.
L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:
Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.
Sigal