FNSH vazhdon operacionin në Elbasan, kontroll dhe arrestime në bizneset e grupeve kriminale

434
Policia e Shtetit dhe FNSH kanë zhvilluar gjatë natës një operacion të gjërë në Elbasan kundër grupeve kriminale. Janë kontrolluar tregu agroushqimor dhe disa biznese të familjeve të njohura që kanë pasur konflikte me armë dhe viktima si Çapja dhe Çelaj.
Mësohet se tetë persona u arrestuan dhe janë sekuestruar disa armë zjarri, mina me telekomandë dhe sasi lënde narkotike.
KY operacion ka ardhur pas vizitës që pati paradite Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku në Elbasan, e cila gjatë një takimi me prokurorët ka kërkuar në veçanti jo thjesht goditjen e grupeve kriminale, por edhe të pasurive të paligjshme që ata kanë vënë.
Pritet deklarata e Policisë së Shtetit. Operacioni vazhdon.
Sigal