FNSH dhe Policia i zënë pritë kamionit me dru në Prrenjas, kapin shoferin, arrestojnë inspektorët e pyjeve

350
Në Prrenjas, në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, FNSH-ja, Policia e Elbasanit dhe ajo e Prrenjasit, nisur nga informacioni i marrë se në pyllin e Stravajt priteshin pemë për lëndë drusore, bllokuan në orët e para të mëngjesit një kamion të ngarkuar me 20 m3 lëndë drusore të prerë pa leje si dhe pa faturë shoqërimi.
Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje. Nga verifikimet hetimore të kryera ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, shtetasi O. L., dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.
Shtetasi O. L., dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorët e Pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzonte subjekti.
Shtetasi L. L., zyrtar përgjegjës, dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
O. L., 28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor, Bashkia Prrenjas.
L. L., 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, shtetasit S.K., 48 vjeç banues në Qukës.
Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Konferenca për media e Drejtorit për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari.
Përshëndetje,

Përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”….