Finiq, mori paratë e abonentëve, në pranga faturisti

547
Policia arreston faturistin e një ndërmarrjeje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Në pranga ka rënë shtetasi Lefter Jani, 42 vjeç, me detyrë faturist, banues në fshatin Aliko, Bashkia Finiq. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pranë fshatit Aliko, për arsye se gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke qenë me detyrë faturist në ndërmarrjen e Ujësjellësit të Kanalizimeve Sarandë, ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, të cilat i ka përfituar nga grumbullimi i debitorëve, duke mos i derdhur këto të fundit në arkën e ndërmarrjes por duke i përvetësuar për përfitime vetjake.
Sigal