Fier/ Përdhunuan të miturën, arrestohet 38-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari

506
Policia e Fierit ka njoftuar ndalimin e 38-vjeçarit Eduarto Hoxha dhe shpalljen në kërkim të 22-vjeçarit me iniciale F.B., të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet, ndërsa është shpallur në kërkim F.B, 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” në Fier. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur G.A,17 vjeçe, banuese në Fier.
Sigal