Familja Çapja padit në prokurori policinë, e akuzon për terror

423
Pas arrestimit të 8 personave, pjesëtarë të fisit Çapja dhe miq të afërm me ta, familja Çapja në Elbasan ka vijuar akuzat ndaj policisë të cilat tashmë i ka depozituar edhe në rrugë ligjore në prokurori. Përmes një letre publike akuzojnë forcat e policisë se kanë qëlluar me armë në drejtim të pjesëtarëve të familjes, në resortin “Univers” ku gjendeshin dhjetëra klientë të huaj. “Policia ka kërcënuar familjarët dhe dëshmitarë të ndryshëm për të zhdukur provat e ndërhyrjes brutale” shkruhet në letrën e familjes Çapja.
Aksioni i policisë çoi në arrestimin e Florenc Çapes dhe Bledar Muçës, që i shpëtuan atentatit të 5 ditëve më parë në Elbasan. Bashkë me ta u arrestuan edhe 5 persona të tjerë, nga fisi Çapja dhe të afërm të tyre. Familja Çapja, nëpërmjet studios së tyre ligjore, thotë se policia qëlloi në drejtim të biznesit pa paralajmërim, ndërsa është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, duke mos kursyer edhe fëmijët.
“Nga një makinë me xhama te zi, u qëllua ne drejtim te biznesit me arme zjarri” shkruhet në letër, dhe nuk kishte asnjë shenjë dalluese që të tregonte se ishin punonjës të policisë. Ndaj pronarit te hotel “Univers” FNSH ka qëlluar drejtë për ta ekzekutuar pa paralajmërim, por fatmirësisht falë një makine që ndodhej aty pranë ai ka shpëtuar duke u fshehur. “Veç armëve në të gjithë biznesin dhe ne shtepite e familjes Capja eshte ushtruar dhune fizike dhe psikologjike duke filluar tek fëmijët 1 vjeç e deri tek të moshuarit e kësaj familje, shkruan familja Çapja, e cila do ndjekë në rrugë ligjore mënyrën e procedimit të piolicisë, për të cilën thotë se ka dëshmitarë që e faktojnë.
Sigal