EMRI/ Tentoi të vjedhë lekët e kishës së “Shënkollit” në Këlcyrë, kapet “mat” 43-vjeçari

547
Sigal

Policia ka mundur të parandalojë një vjedhje të  kishës së “Shënkollit”, në Këlcyrë duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Bujar Kalemi, 43 vjeç, banues në Zhapokikë, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë ku është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.