EMRI/ Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin në Elbasan, arrestohet pas 20 ditësh autori

488
Kur kanë kaluar 20 ditë nga plagosja me armë zjarri në lagjen “1 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për ngjarjen.
Në pranga është vënë shtetasi Juxhino Seferi, 22 vjec, pasi më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “1 Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhulio Rusta dhe më pas është larguar me një automjet.
Sakaq, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër si përkrahës i autorit të krimit.
INFORMACIONI I POLICISE
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Juxhino Seferi, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “1 Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xhulio Rusta dhe më pas është larguar me një automjet.
Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:
Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.
Sigal