EMRI/ Drejtonte grupin kriminal në Itali, pranga shqiptarit

492
Sigal

Tre të arrestuar, dy të denoncuar, 11 në kërkim si dhe 30 të tjerë nën vëzhgim. Ky ka qenë bilanci i një aksioni policor të ushtruar dje nga policia italiane ne Macerata, e cila sekuestroi 4 kg drogë, mes tyre hashash, marijuanë, dhe kokainë.

Operacioni ‘Trëndafili i erërave’, kishte marrë spunton nga tatuazhet që kishte në dorë dhe qafë shqiptari Dranoel Ndoja, që thuhet se është drejtuesi i kësaj bande.

“Ansa” shkruan se hetimet për këtë grup kriminal nisën në 2017-ën, duke përdorur përgjimet telefonike dhe monitorim me sistemin GPS. Pas disa muajsh hetimesh, përveç Ndojas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, Carlo Raimondi dhe Michal Radejovsky.