Prokuroria e Vlorës fsheh ekspertizën mjekësore të qytetarit, prokurori i kërkon qytetarit të mos e shqetësojë

732
Sigal

Një qytetare dhunohet nga “pushtuesit” e plazheve publike në Qeparo. Edhe pse qytetarja thërret për ndihmë policinë e Shtetit, policët mbërrijnë në vendngjarje dhe nuk veprojnë ndaj dhunuesve, edhe pse ndodhen përballë një dhunimi flagrant dhe dhunuesit janë 5 metra larg tyre, të pa shqetësuar, sepse e ndjejnë veten të paprekshëm nga Ligji. U desh ndërhyrja telefonike pranë ministrit të Brendshëm, që policët të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesve të turistëve . Mirëpo, në Himarë, Komisariati i Policisë së Himarës i thotë qytetares së dhunuar, se nuk nuk ka mjek ligjor në Himarë, por duhet të shkojë në …Vlorë. Ekspertiza më në fund, bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Ekspertiza nga ky institut përcillet në Prokurorinë e Vlorës, në datën 22 gusht 2018, me numër protokolli 782/D. Mirëpo deri dje prokurori i çështjes merr në telefon të interesuarit dhe u kërkon …ekspertizën. Kur qytetarja i thotë prokurorit që ekspertiza është përcjellë nga Instituti Mjeko-Ligjor pranë prokurorisë së Vlorës, prokurori përgjigjet në telefon, që ai nuk e ka ekspertizën ligjore dhe të mos e shqetësojnë më,  duke mos dashur të japë përgjigje. Si ka mundësi që deri tani pse nuk e ka marrë në dosje ekspertizën?

Zoti prokuror i Vlorës, cili të shqetëson? Fakti që ende nuk ka mbërritur në dosje ekspertiza ligjore, e përcjellë  nga Instituti Mjeko-Ligjor tek Prokuroria e Vlorës që në 22 gusht 2018? Apo, përse qytetarët ju pyesin juve, ku është ekspertiza? Cila është  detyra juaj, zoti prokuror i Vlorës, përballë ligjit dhe qytetarit?