EMRI/ Bënte “kapon” në Napoli, shqiptarit i shkon dëm kokaina

262

Një shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga të policisë.  Sipas medias  italiane “ilmattino.it”, shqiptari së bashku me një person tjetër, ishin takuar duke shkëmbyer mes tyre, doza të vogla me kokainë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, gjatë kontrolleve në lagjen “Vasto” në Napoli, policia menjëherë arrestoi shqiptarin, Safet Halili, 25 vjeç.

Pas kontrolleve të kryera, shqiptarit iu gjetën 8 doza kokaine me peshë 1.55 gram. Ndërkohë, personi tjetër që mendohet se ishte klienti i shqiptarit, u largua me shpejtësi nga lagjja, duke mos i dhënë kohë policisë që ta arrestonte.

Gjithashtu, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e të arratisurit, ndërsa mendohet  se shqiptari kishte rreth të gjerë klientësh, të cilëve iu shpërndante dozat e kokainës.