Emri/ 60 kg drogë dhe arsenal armësh, zbulohet ku i fshihte 58-vjeçari nga Kuçova

123
Rreth 60 kg kanabis është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP në Kuçovë, ndërsa në pranga ka rënë një 58-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Pëllumb Marra iu gjet sasia e drogës në sera.
Po ashtu Marrës i janë gjetur edhe 1 automatik model 56, 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62 si dhe 1 pistoletë me ajër e kalibrit 8mm.
NJOFTIMI I POLICISË
Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua gjate operacionit “Kozare”, pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Pëllumb Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare.
Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare i’u gjetën dhe sekuestruan në cilsinë e provës materiale:
Rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 16 pako.
• 1 automatik model 56.
• 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62.
• 1 pistolet me ajër e kalibrit 8mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 i Kodit Penal.