EMRAT/ Bënin kërdinë me vjedhje në të gjithë Shqipërinë, pranga 3 “skifterëve” vlonjatë

198
Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vjedhje në disa qytete.
Në kuadër të operacionit “Shëtitësit” u arrestuan Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo (Rafael) Janko(Mano), 23 vjeç dhe Klejvis Mana, 21 vjeç, të tre banues në Vlorë.
“Të tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme, konkretisht. Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z..Më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P.”, sqaroi policia.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.
Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.