Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit, gjenden provat e para. Disa të shoqëruar

576
Policia e Lezhës vijon hetimet intensivisht nën udhëheqjen e prokurorit për zbardhjen e ekzekutimit të Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka.
Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes janë gjetur provat e para, bëhet fjalë për 14 gëzhoja automatiku që janë gjetur rreth e rrotull makinës. Po kështu mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Pranë vendit ku ndodhi krimi janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve. Mësohet se banesa e viktimës nuk ka pasur kamera sigurie të vendosura.
Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka u ekzekutua në një pritë pranë banesës rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Sigal