E rëndë në Mat/ I mituri luan në oborr, mbytet në pus

635
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat mëngjesin e djeshëm. Një fëmijë 4-vjeçar ka rënë në pusin pranë banesës së tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Trupi i të miturit u gjet nga familjarët ditën e djeshme. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :
“Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plpte te rrethanave të ngjarjes.
Sigal