E përplas automjeti, humb jetën 60-vjeçari

453
Një aksident me pasojë vdekjen është verifikuar në orët e mëngjesit së të enjtes në aksin rrugor Lushnje-Fier. Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se, një person ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga një automjet teksa udhëtonte me biçikletë. Sipas burimeve, nga veprimet e para proceduriale viktima është identifikuar si shtetasi Agron Bello, 60 vjeç. Ndërsa automjeti që ka shkaktuar aksidentin rezulton të jetë tip “Ford”, me targë “AA 310 HL”.
Sigal