E identifikon gruaja/ I vrari në Rinas është Admir Murataj

622
Sigal

dentifikohet viktima e djeshme në Rinas. Gruaja e tij ka identifikuar kufomën. Ai është Admir Murataj i cili u daklruar më herët nga media qe ka mbetur i vrarë me një një plumb në kokë pas një përballje me policinë  pas grabitës së rreth 10 milionë eurove ne Rinas.

Albana Murataj ka konfirmuar se trupi i përkiste bashkëshortit të saj. Ndërkohë që në ambientet e morgut kanë qenë dhe familjarë të tjetër të Admirit.

Më hërët gjatë ditës vëllai i Admir Murataj, personit që u njoftua se është vrarë nga Policia në Rinas gjatë grabitjes së parave në avion, deklaroi për mediat se Policia zyrtarisht nuk e ka njoftuar familjen se i vrari është njeriu i tyre.

“Po presim ngushëllime për Admirin, por askush nuk po na thotë zyrtarisht se është ai i vrari në Rinas. Kërkoj të di në është vëllai im,” tha i vëllai për mediat.