E bija bashkohet me ISIS-in, mamaja: Kam lindur një mostër

546
Sigal

Një mama në Rusi ka treguar e dëshpëruar sesi e bija është larguar për tu bashkuar me grupin terrorist ISIS. 41 vjeçarja Shakhla Bochkaryova ka theksuar se e bija promovonte ISIS në rrjetet sociale.

“I kam dhënë jetë një përbindëshi”, ka thënë ajo mes lotësh. E bija e saj, Fatime Dzharfarova, 20 vjeç fluturoi drejt Sirisë, ku u martua me një luftëtar të grupit islamik ISIS.

Fatime Dzharfarova dhe mamaja e saj
“Është e vështirë për çdo nënë. Sigurisht që asnjë nënë nuk do ta pranojnë se fëmija i saj është një përbindësh. Por të jemi të ndershëm, u dhamë jetë disa mostrave”, është shprehur 41 vjeçarja.

Fatmia Dzhafarova, është vetëm 20 vjecare. Ajo madje ka lavdëruar terroristët të cilën kryen masakrën në Paris dhe ata që rrëzuan avionin turistik rus mbi Sinai. Për këtë ka pasur shumë reagime të ashpra ana e rusëve. Ata e kanë quajtur atë si të sëmurë, prostitutë e ISIS, si dhe i kanë dhënë një mesazh, duke i thënë asaj të digjet në ferr.