Iu gjetën 200 gram kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

480
Sigal
Gjatë operacioneve të antidrogës, policia italiane ka arrestuar dje (17 tetor) shtetasin shqiptar me iniciale G.A. , 40 vjeç, në provincën e Teramos, 150 km larg Romës.
40-vjeçari, banues i rregullt në Itali, kohët e fundit ishte parë duke furnizuar me sasi droge shtëpinë e tij, që do ta shiste tek përdoruesit e drogës në këtë zonë.
Pas kërkimit të kryer në banesët e tij, u gjetën 200 gram kokaine të fshehur në verandë e të mbyllura në një kuti plastike.
Droga ishte e ndarë në 18 zarfe të gatshme për t’u shitur. Karabinierët gjithashtu sekuestruan edhe pajisje për prerjen e kokainës.
NOA