Dy të arrestuar për vjedhje në Divjakë, njëri prej tyre i dënuar 3 herë

672
Sigal

Policia ka arrestuar dy persona për vjedhje të ndryshme në Divjakë.

Dionis Gjini, 35 vjeç dhe Julian Çela, 32 vjeç, të dy banues në Divjakë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së të shtunës kanë vjedhur në vendin e quajtur “Kular”, 1 motorpompë ujitje, në pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç, banues në Divjakë

Dionisi Gjini rezulton se ka qenë i dënuar edhe 3 herë të tjera për “Vjedhje”

“Gjithashtu nga hetimet rezulton se ata janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit me Th.L dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë të banesës së shtetasit J.P.

Dionis Gjini dhe Julian Çela dyshohet se janë autor të disa vjedhjeve të tjera banesash në qytetin e Divjakës për dokumetimin e të cilave po punohet,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.