Drogë me ‘thesë’ në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 45-vjeçari

517
Sigal

Policia ka kapur 38 kilogramë drogë në kufirin-greko shqiptar.

Operacioni u zhvillua në aksin Janinë-Kozani, ku u kap një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Policia greke sekuestroi brenda mjetit 2 çanta qe përmbanin 10 pako me 37 kg 900 gram marijuanë.

Gjithashtu policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 45 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.