Aksidenti në Tiranë, dy vajza të plagosura

232
Dy vajza janë përfshirë në aksidentin ndodhur mëngjesin e sotëm të tek mbikalimi i “Kamzës”, në periferi të Tiranës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni konfirmohet zyrtarisht nga policia. 

“Rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, tek mbikalimi i ‘Kamzës’, janë përplasur automjeti tip ‘Ford’, me drejtuese B.Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip ‘Seat’, me drejtues I.Z., 25 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë e përplasjes, automjeti tip ‘Ford ‘është përmbysur.

Drejtuesja e automjetit tip ‘Ford’ dhe pasagjerja: Z.S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U. për kontroll mjekësor. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje”, njofton policia.