Drejtoresha rrahu 12-vjeçaren që të mos tregonte se ishte përdhunuar nga djali i saj

464
Fakte tronditëse po zbardhen nga prokuroria lidhur me abuzimin e tre vajzave në Jetimoren e Shkodrës. Në vijim të marrjes së deklarimeve organi i akuzës zbulon se si një prej tre vajzave të dhunuara u detyrua të heshte pas rrahjes abuzive nga ish Drejtoresha Albana Lllazani tashmë e arrestuar. Minorenja 12 vjeçare u ka rrëfyer prokurorëve është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë. Pasi ia ia ka treguar drejtoreshës së institucionit, reagimi I saj ka qenë akoma më I rëndë dhe tronditës së sa rrëfimi I vazjës së dhunuar. Lllazani e ka detyruar të mbyllë gojën dhe të mos tregojë duke e rrahur në mënyrë brutale me një thupër. Ish-drejtoresha ishte në dijeni se kush ishte djali që kishte abuzuar seksualisht me të miturën dhe ka kërkuar me insistim që ta mbyllë këtë çështje pa zhurmë. Djali përdhunues ishte i vetë drejtoreshës. Rrëfimi i vajzës ka tronditur prokurorët e e cila në prani edhe të psikologes ka treguar me hollësi veprimeve të dhunshme të agresorit ndaj trupit të saj të paformuar.
Sigal