Do qëndrojmë deri në vdekje”, mes protestuesve në rrugën e Kombit ka të plagosur

535
Ndonëse në Bashkinë e Kukësit është marrë një leje për dy orë, axhenda ka ndryshuar. Protestuesit tregojnë se nuk do të ndalen me kaq, por do të vijojnë rezistencën, për të mos pranuar taksën e rrugës së Kombit, të cilën e konsiderojnë vjedhje
“Deri në vdekje do qëndrojmë këtu”, -shprehen mes zhurmës protestuesit.
“Kjo taksë është paguar qysh në kohën e taksës Majko,. Kjo është vjedhje. Gjithë populli të vijë këtu”,- thotë një protestues.
“Situata degjeneroi se na provokoi policia me shkopa gome, tani nuk ndalemi më”, thotë një tjetër protestues.
Ndërsa situata vazhdon të jetë kaotike, raportohet edhe për persona të plagosur. Gazetari Armir Mehaj konfirmon për “BalkanWeb” se në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila do t’ju vijë në ndihmëe të plagosurve.
Protestuesit janë kundër tarifave të vendosura nga qeveria, pavarësisht se Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi.
TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro
Sigal