Kapen 55 kg marijuanë në Greqi, pranga dy të rinjve shqiptarë. Si tentuan ta fshihnin drogën

265
Policia greke ka sekuestruar një sasi droge që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave greke, droga është kapur në Artë, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë 27 dhe 31 vjeç.
Ata po e transportonin drogën nga kufiri i gjelbëra për në Artë me automjete. Sapo janë pikasur nga policia ata kanë tentuar të fshehin drogën në shkurret anës rrugës por policia ka arritur t’i kapë dhe më pas të gjejë edhe drogën.
Marijuana ishte e ndarë në 53 pako, me peshë totale 54 kg e 837 gram. Policia ka sekuestruar edhe dy makina.