Digjet mjeti në lagjen Rus në Shkodër, flakët përfshijnë dhe dy makina të tjera

518
Sigal

Një automjet është djegur në orën 5 të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ndërsa ka qenë i parkuar.

Djegia e mjetit ka ndodhur më lagjen Vojo Kushi pranë zonës së njohur si Rus, ndërsa nuk dihet ende identiteti i pronarit të tij.

Flakët kanë përfshirë dhe dy mjete të tjera që ishin të parkuara aty pranë por kanë marrë vetëm me pak dëmtime.

Shkak paraprak dyshohet se është bërë shpërthimi i baterisë së mjetit. Policia ndodhet në vendngjarje, dhe pritet që të japë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 30.11.2018, ora 04:15, në lagjen Vojo Kushi, Shkodër, ka rënë zjarrë në mjetin tip Benz, me targë AA 327 VC, në pronësi të shtetases A. Sh. mjeti është djegur plotësisht, si dhe ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme mjeti tip Benz me targë AA 335 SE, në pronësi të shtetasit D. B.

Mjetet kanë qenë të parkuara në rrugë, në vend kanë shkuar menjëhere shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, paraprakisht dyshohet per difekt ne sistemin elektrik.