Deputeti i PS-së aksidenton një person me makinë në Berat, policia jep detajet

643
Sigal

Policia e Beratit ka reaguar pas lajmit se deputeti socialist i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi kishte aksidentuar nje person. Ne nje informacion paraprak, behet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak. Aty mjeti tip Benz i cili sipas policise drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.