Denoncon Asllan Patrioti: Një vit në burg se nuk kam para. Do vetëvritem

626
Sigal

Ja çfarë ndodh me njerëzit e drejtësisë: Po s’pagove, mbetesh në qeli. Një biznesmen që u ndalua me akuzën 2 milion euro, doli pasi pagoi ryshfet 50 mijë euro!

Nuk kam para që të paguaj prokurorë e gjykatës e të dal nga burgu. Më mbajnë këtu politikisht e se nuk kam të paguaj siç pagoi njëri këtu në paraburgimin e Durrësit 50 mijë euro. Tre herë jam vetëvarur, po ma kanë hequr litarin nga fyti sekondat e fundit… Dje futa duart në korrent të vetëvritem, se nuk duroj më padrejtësitë! Unë po denoncoj me emra se çfarë ndodh këtu… Ka një vit në burg e nuk më kanë pyetur, nuk kam dosje në gjykatë. Ju lutem, publikoni ju në gazetë se nuk kam rrugë tjetër! Tre herë jam vetëvarur po ma hoqën litarin momentin e fundit. Një ditë më parë, tentova vetëflijimin me rrymë elektrike. Kështu denoncon në komunikimin me ‘Telegraf’ nga paraburgimi i Durrësit Asllan Patrioti, ish zëdhënësi i të burgosurve politik në grevën e urisë. Njëkohësisht, krahas kësaj bisede të gjatë, ai ka dërguar dhe një sërë sms (faximile që shoqërojnë këtë shkrim) ku denoncon me emra konkretë persona të ndryshëm… Për shkak etike, nga biseda me Patriotin, janë hequr emrat e personave ët atakuar…

AKUZAT NGA PARABURGIMI

‘Ka  një vit që rri këtu në paraburgimin e Durrësit dhe nuk kanë ardhur të më pyesin një kerr, si, qysh e tek. Nuk ka ardhur një herë prokurori të më pyes e të më thotë se përse më mbajnë këtu kot. Unë nuk kam lekë, se po të kisha lekë kisha dal që këtej, siç kanë dal të tjerët… Prandaj u dërgova ato sms(disa prej tyre në faksimilet që shoqërojnë këtë shkrim) që ti publikoni në gazetë, ti nxirrni në gazetë, ta dinë çështjen time dhe se çfarë bëhet këtu… Para më kanë kërkuar aq sa… Unë nuk kamë fuqi të ha bukë, jo më tu jap para tyre… Bashkë janë këta këtu për të marr para…Prokuror i çështjes është një emër i njohur këtu në Durrës, i cili u soll kështu kastile për arsye politike… Iku ai, tani është një tjetër… Ky akoma, është më keq se ai i pari… Këtë e di dhe avokati im…, mund të kontaktoni… Ata nuk më kanë pyetur, jo të më çojnë në gjykatë… Absolutisht fare po u themë… Unë po rri kot këtu brenda, kam një vit që rri kot këtu. Ju bëra nja 4-5 mesazhe, ju a kam shpjeguar shikojeni atje. Ju thash publikojini, nxirrini në publikim. Thash, duan lekë, por unë nuk kam… Për këtë punë po më mbajnë këtu brenda. Kemi këtu me 2 milion euro që kishte mashtruar njerëzit dhe doli brenda dy muajsh se pagoi 50 mijë euro këtu… Është një person ai, është ndërtues… Nuk di kujt ja dha 50 mijë euro, prokurorit apo gjykatësve, apo tjetër njeriu… Po dha para dhe e nxorën…

Nuk e di por ai pagoi 50 mijë euro, bëri dy muaj burg dhe doli.

Po të njejtin nen si mua… Unë kam hy garant për një person tjetër, unë jam hy garant për 3 mijë euro të qelbëta, jo se kam marë lekë unë, s’kam marr asnjë lekë, por jam hy garant në mes. Më kupton!?… shihi mesazhet u kam çuar mesazhe, 4-5 mesazhe.

…  Asnjë apsolutisht s’më ka ardhur deri tani. Nuk ka ardhur asnjë absolutisht fare. E kam varë 3 herë me çarçaf veten këtu, më kanë çuar në spital, kam pi ilaçet… Tani unë po kërkoj ndihmë nga ju. Nxirrni, publikojini këto që po ju them unë. Nuk kam lekë të paguaj, nuk paguaj dot, nuk kam lekë… Nuk mi kërkon lekët avokati, jo. I kërkon tjetër kush, i kërkon prokurori, ato gjykata. Avokati çfarëdo që kërkon, i kërkon brenda rregullave të veta. Ju thash merrni pyetni avokatin I. I., ose merrni në interviste A. H., se ajo i di të gjitha problemet, ajo është në brendësi të krejt çështjes. Drejtori ka firmosë vetë këtu, e ka edhe avokati im, se Asllani ka varë veten 3 herë. E ka firmos drejtori i burgut po për këto çështje që unë  jam këtu brenda, dakord… Unë jam vetëm për çështje politike, ka dalë në pah e gjithë puna, unë jam politikisht brenda, nuk kam qenë brenda, nuk kam asnjë lidhje me këto. Kam hyrë vetëm një garant në mes, nuk kam asnjë gjë, nuk ka lidhje garanca. Garanca, mua me tha edhe DH.S.:Asllan ti nuk duhet të qëndrosh asnje minutë brenda. Asllan ti duhet te dalësh nga burgu urgjentisht… Nuk jam vetëm unë këtu! E dini sa janë këtu që rrinë se nuk kanë lekë të paguajnë. Po s’pate lekë këtu, nuk del të jesh më se i qartë, më se i bindur… Se kush i do, i kanë sekretet e veta brenda, i dinë vetë këto. Janë sekretet që luajnë pjesën këtu në mes…Këtu hanë bukë të gjithë bashkë… Avokati im ka deklaruar disa herë se ju Asllanin po e mbani politikisht brenda, po e mbani pa të drejtë. Neni 263 i kodit penal parashikon shkelje ligjore të të drejtave  të njeriut… Avokatit të Popullit i kam dërguar 3-4 letra dhe nuk përgjigjet. I kanë vajtur, si kanë vajtur, nuk di gjë, unë jam akoma brenda. Këtë nuk e di. I kam dërguar letër Prokurorit të Përgjithshëm, Presidentit, Avokatit të Popullit, Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe Kryeministrit. Nuk e di kanë vajtur apo nuk kanë vajtur letrat, këtë nuk e di. Unë jam këtu një vit brenda po rri kot. Një vit plot burg… Kanë ardhur këtu nga shoqata e të përndjekurve, por s’kanë ça bëjnë, ça do bëjnë?

Unë me afër kam medien sesa kam këto p… këtu… Unë them publikojini këto, bëjeni, të gjitha i marr për sipër vetë, Asllan Patrioti… E di ça me tha një ditë prokurori!?: Ku e ke Partinë Socialiste, që do të nxjerr nga burgu?…Po po, shprehimisht kështu më ka thanë, ku e ke Partin Socialiste. Do të thotë që unë jam politikisht në burg, nuk jam fare për çështjen që unë akuzohem, garantin e 3 mijë eurove të qelbëta, absolutisht jo. Asnjë lekë s’kam dhënë në dorë, as nuk kam shkel njëherë shoqatën time, rregullat e shoqatës time. Jam brenda të gjitha rregullave… Kjo është, gjer sa kalova tre herë në varje, unë jam i pafajshëm… Po të bësh një vit burg pa asnjë lloj prove, dhe nuk kam provë në gjykatë, s’kam as dosje në gjykatë, asnjë gjë të qelbët… Për këto që fola, unë….për mua…. mbaj përgjegjësitë unë të gjitha, shkruaj të gjitha …. Unë kam ndenjur në dimër, që o nëne, o nëne… Nuk kam lekë të paguaj, nuk kam lekë të paguaj. Kanë sekserët e tyre këtu ata që hudhin

majtas, e hudhin djathtas dakord, këto janë sekserët e vet….’= pohon i paraburgosuri Asllan Patrioti në bisedën me ‘Telegraf’.

PËRTEJ NJË DENONCIMI

Përtej një denoncimi të një të paraburgosuri, që siç thotë Asllan Patrioti, ka një vit që rri në qeli dhe nuk del para drejtësisë, i cili akuzon se pa para ‘të harrojnë’ prapa hekurave, është rasti i një reflektimi nga organet përkatëse rreth shumë përfoljes  së blerjes së drejtësisë me para. Për më tepër, kur ai është vetëvarur 3 herë dhe së fundi, tentoi vetëflijimin me rrymë elektrike. Në përmbushje të misionit për informim, ‘Telegraf’ boton bisedën me Patriotin, shoqëruar me faksimile të sms-ve të tij, ku për etikë, janë hequr emrat e personave të akuzuar prej tij. Ndërkohë, është detyrë e instancave shtetërore, në Ministrinë e Drejtësisë, Prokurori etj…, që të zbardhin të vërtetat e deklaruar më sipër.

ASLLAN PATRIOTI

 Asllan Patrioti u ndalua nga policia e Durrësit në orën 16:00 të 28 Majit të vitit 2014, teksa po pyetej në mjediset e komisariatit të policisë në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për mashtrim. Ai u kallëzua se ka marrë para në disa raste me qëllim sigurimin e rrugës drejt Kanadasë të të interesuarve. Patrioti është arrestuar dhe në fund të vitit 2012 me akuzën e mashtrimit të një shtetasi italian.  Ai u dënua me një vit burg, por nuk e kreu masën e dënimit pas apelimit të çështjes. Në grevën e ish-të përndjekurve politik, ai ishte zëdhënës i kësaj greve.