Denoncoi durrsakun për dhunë dhe pengmarrja, ukrainasja ikën nga Shqipëria, me policë deri në…

570
Një ditë më parë policia e Durrësit njoftoi për arrestimin e një 24-vjeçarit Almarjo Xhebexhia, i denoncuar nga një e re nga Ukraina për dhunë dhe pengmarrje.
Mesohet se 21-vjeçarja Valentina Kolavina u paraqit në spital më 30 tetor me hematoma në fytyrë. Pas kësaj mjekët panë hematomat në fytyrë dhe njoftuan policinë, e cila mori dëshminë e ukrainases dhe arrestoi të riun nga Durrësi, djali i një biznesmeni të njohur në Durrës.
Sot e reja ka lënë Shqipërinë për t’u kthyer në Ukrainë. Në mëngjes e shoqëruar nga policia e Durrësit, Kolavina ka lënë spitalin edhe është drejtuar në aeroportin “Nënë Tereza”, bashkë me një biletë. Nuk dihet se kush ia ka prerë biletën 21-vjeçares. Nga ana tjetër, Prokuroria dje e quajti arrestimin e Almarjo Xhebexhias të paligjshëm. Ndërsa policia e arrestoi në mëngjes, prokuroria e liroi në darkë 24- vjeçarin Xhebexhia pa vendim gjykate.
DËSHMIA
Valentina Kolavina ka rrëfyer për policinë se me Marjon ishte njohur në Mal të Zi kur kishin qenë me pushime gjatë verës dhe kishin mbajtur kontaktet deri sa ai e kishte ftuar të vinte në Durrës. Më pas ai i kishte premtuar një lidhje të qendrueshme dhe për këtë arsye ajo kishte ardhur në Shqipëri/
“Para disa muajsh u njoha me Marjon në Malin e Zi, ku ishim për pushime. Shkëmbyem numrat e telefonit dhe adresat tona dhe filluam të flisnim me njeri-tjetrin në Facebook dhe whatsapp. Sa vinte dhe bëheshim më të lidhur me njeri-tjetrin. Më pas Marjo më ftoi në Shqipëri si të dashurën e tij duke më kërkuar të njiheshim më shumë. Meqenëse unë nuk dyshoja tek ai për asgjë të keqe, erdha në Shqipëri. Kam ardhur disa herë. Si fillim u tregua i dashur, i mirë dhe më pas nisën episodet e dhunës. Dje më çoi në hotel dhe më dhunoi. Më ka rrahur në mënyrë brutale. Më kërcënonte se do më vriste. ‘Do të vras dhe këtu s’të gjen njeri’ më thoshte. Nuk e di pse më kërkonte të rrija në Durrës. Nuk e di çfarë qëllimi kishte”, ka dëshmuar e reja nga Ukraina.
Sigal