Britani/ Dëbohet shqiptari pasi u kap duke vjedhur

480
Një 21-vjeçar shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe do të duhet për t’u rikthyer në vendlindje. Ardjan Kopaci, arriti të emigronte në Britani duke u fshehur pas një kamioni. Por do të dëbohet pasi u kap me kartë identiteti italiane të falsifikuar. 21-vjeçari u arrestua fillimisht pasi i grabiti 30 paund nga një personi të dehur jashtë një klubi nate në Cardiff, ngjarje kjo e ndodhur në gusht. Por, kur 21-vjeçari po kërkohej nga policia u zbulua se ishte me dokumente false, që kishte foton e tij por me emër Marco Giovanelli.
Kopaci u shpall fajtor për grabitje dhe dokument fals. Ai rezulton se ka hyrë në Britani ilegalisht nëpërmjet Francës në dhjetor të vitit 2014. Emigranti shqiptar mori një dënim prej 10 muaj për posedim dokumenti fals dhe dy muaj për grabitje. 21-vjeçari mund të lirohet pas 6 muaj burg, por do të dëbohet në Shqipëri.
Sigal