Boboshticë, vidhet banesa e 58-vjeçarit, i marrin 2 mln lekë

21
Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Boboshticë të Korçës duke marrë 2 mln lekë të reja dhe disa bizhuteri.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa pronari i baneses Thanas Medi dhe familja e tij nuk ndodhej në shtëpi.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.05.2018, në mesditë në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.