Bie zjarr në një banesë në kryeqytet, lëndohen babë e bir

386
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin pestë të një pallati në rrugën “Irfan Tomini”. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar babë e bir të cilët ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Të lënduarit janë dërguar në spital ndërkohë që forcat zjarrëfikëse po punojnë për të neutralizuar ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.
Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.