Berat, fuoristrada bie në humnerë vdes 1 person, plagosen 3 shokët

66

BERAT – Një person ka humbur jetën dhe tre shokët e tij kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në rreth 100 metra lartësi. Aksidenti ndodhi në aksion Corovodë-Dervë në vendin e quajtur Pirogosht. Fuoristrada në të cilën udhëtonin 4 persona doli nga rruga duke përfunduar në humnerë, ku si pasojë gjeti vdekjen Neki Elezi dhe mbetën të plagosur miqtë e tij, Ardit Hoxha Bardhi Hysi, dhe dy të tjerë identiteti i të cilëve  ende nuk dihet. Mësohet se Bardhi Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Sakaq, policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, me një viktimë dhe 3 të plagosur.