VIDEO/ Shkodër, sekuestrohen 5 makina luksoze të grabitura në Evropë

370
Operacioni policor për sekuestrimin e makinave luksoze të trafikuara nga vendet e BE është shtrirë në Shkodër. Pesë makina janë bllokuar dhe skuestruar vetëm dje në kuadrin e “Summer 2017”.

Mjetet me numër shasie të falsifikuar, janë e bllokuara janë:
Mercedes Benz
Volkswagen
Rover
Alfa Romeo
Yamaha (motorçikletë)

Për këto mjete janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave” . 

Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar 919 mjete, 879 dokumentacione të automjeteve dhe 1307 shtetas U kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.

Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative. Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.
Sigal