Atentati në kryeqytet, i plagosuri dhe babai të dënuar për prostitucion

433
Personi i cili mbeti i plagosur një ditë më parë gjatë përplasjes me armë te një lokal në “Parkun e Autobusëve”, ka qenë i dënuar së bashku me babanë, për “shfrytëzim prostitucioni”. Shtetasi Nelgert Pata, së bashku më babanë e tij Astrit Pata, janë gjykuar nga organi i akuzës për “shfrytëzim prostitucioni”, pas një denoncimi të bërë nga shtetasja Silvana K. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i ka dënuar më 13 korrik të vitit 2009 babë e bir me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë me akuzën për “trafik prostitucioni”. Apeli ka dënuar me 15 vjet dhe 7 milionë lekë gjobë, Astrit Patën, ndërkohë që të birin e tij Nelgert Pata, 16 vjet dhe 6 milionë lekë gjobë.
Sigal