Atentat në Shijak, qëllohet me kallashnikov makina e biznesmenit të njohur. Ja emri

170
Një atentat me armë ka ndodhur mesditën ne sotme në Shijak, ku është qëlluar me armë ndaj makinës së biznesmenit Dashamir Gjoka.

Mësohet se në makinë ka qenë vetë biznesmenit Gjoka dhe vajzat e tij. Makina me të cilën ai po udhëtonte ishte e blinduar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe prokurori i gatshëm.

Ende nuk dihet nëse Gjoka ka qenë shënjestra e plumbave, apo është qëlluar gabimisht.

Autori është larguar me makinë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si ‘4 rrugët e Shijakut’. Policia mësohet se është vënë në ndjekje të njeriut që qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj biznesmenit.

Dashamir Gjoka është një ndër biznesmenët më të njohur të kësaj zone dhe Durrësit.